Ish-burri tentoi ta fuste me forcë në makinë, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Një grua nga Prishtina është ankuar në polici, pasi që ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me forcë ta fuste në veturë.

Pas kësaj ngjarjeje ajo së bashku me fëmijët, janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

“Prishtinë 20.11.2024 – 18:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj, ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA