Inspektori gjeneral i FSK-së, MM-ja synon ligj të veçantë

Përgatiti: Nora Luta

Institucioni kompetent për të zhvilluar hetime dhe monitorim në çdo kohë të strukturave të Forcës së Sigurisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, vepron vetëm në bazë të disa rregulloreve.

Ato është vlerësuar nga ky dikaster, se nuk e mbulojnë fushëveprimtarinë e Inspektorit Gjeneral, andaj po synohet hartimi i një ligji të veçantë.
Ligji rekomandohet në Koncept Dokumentin, të publikuar më 18 nëntor të këtij viti, si opsioni më i favorshëm.

“Detyrat e Inspektoratit do të jenë të ndërlidhura me kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, andaj është e domosdoshme që kjo fushë të rregullohet me ligj, me qëllim të përcaktimit të pozitës ligjore dhe ndërlidhjes me institucionet tjera jashtë MM/FSK-së. Pasi që IGJ-ja vepron brenda dhe jashtë kazermave të MM/FSK-së, vepron ndaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civilë të MM dhe FSK-së, ky realitet kërkon që të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit të Inspektoratit”, thuhet në dokumentin e publikuar më 18 nëntor.

Akti normativ, sipas dokumentit, është vlerësuar se do të ketë ndikim pozitiv në integrimin në NATO, pasi rregullimi i kompetencave të Inspektorit Gjeneral është i përcaktuar në dokumentet kryesore strategjike në integrimit euroatlantike.

Sipas dokumentit, mungesa e rregullimit ligjor ka shkaktuar vështirësi në praktikë, në raport me trajtimin dhe zbatimin e detyrave të Inspektorit. Në të, si mangësi është theksuar edhe ndërmarrja e inspektimeve, vetëm me autorizim të ministrit të Mbrojtjes.

“Përveç kësaj, me legjislacionin nënligjor të lartcekur, IGJ nuk mund të fillojë asnjë inspektim, sipas iniciativës së vet, por vetëm me autorizim nga Ministri i Mbrojtjes. Në mënyrë që IGJ, përveç veprimeve sipas autorizimeve/kërkesave/urdhrave nga Ministri i Mbrojtjes të ketë të drejtë të iniciojë inspektime edhe sipas iniciativës së vet të pavarur, atëherë kjo vetiniciativë duhet të burojë nga vetë ligji”, theksohet në dokument.

Kjo vlerësohet si hap i duhur nga njohësit e sigurisë.

Inspektori Gjeneral ka për detyrë ndër të tjera të bëjë hetim dhe monitorim në ministri dhe në FSK, rreth kryerjes së detyrave në pajtim me ligjin, provave në lidhje me shpërdorimin, mashtrimin dhe abuzimin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA