Infrastruktura kritike kombëtare

Përgatiti: Armand Hoti

Kanali kryesor 50 kilometërsh i Ibër – Lepencit, furnizon me ujë Kompaninë Rajonale të Ujit të Mitrovicës dhe atë të Prishtinës.

Në vitin e kaluar përmes kanalit “Pridvoricë – Obiliq” janë distribuuar mbi 45 milionë metër kub ujë, vetëm për KRU-të.

Ibër – Lepenci furnizon me ujë të papërpunuar edhe dy termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe industrinë e përpunimit të nikelit në Drenas.

“Kishte një qëllim të qartë dhe qëllimi ishte që të shkaktojë dëme në furnizim me energji dhe ujë të pijshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dy sulmet më të fuqishme që nga pas lufta ose që nga shpallja e pavarësisë është Banjska dhe kjo”, tha Gurakuç Kuçi nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.

Gjatë sezonit të kaluar, gypat nëntokësore të Ibër – Lepencit, ujitën rreth 1400 hektarë toka bujqësore.

Ndërmarrja Publike Ibër – Lepenci prodhon edhe energji në hidrocentralin e Ujamanit, prej ku gjeneron edhe pjesën më të madhe të të hyrave.

Sistemet e furnizimit me ujë dhe energji përbëjnë infrastrukturën kritike të Kosovës, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Autoritetet dyshojnë se sulmi me eksploziv i së premtes mbrëma, ka qenë i mirëplanifikuar.

Procesi i Identifikimit dhe prioritizimit të infrastrukturës kritike kombëtare, ka në krye Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Infrastruktura kritike është aset i cili tashmë njihet botërisht, si më cenueshmi sa iu përket sulmeve terroriste. Ligji për Infrasktrukturë kritike e ka të paraparë që të jetë një organ koordinues që parashihet të jetë një divizion në kuadër të MPB-së, i cili ende nuk është konsoliduar. Me konsodlidimin e atij organi do të ishte përpiluar lista e aseteve të infrastrukturës kritike në shkallë kombëtare, çoftë në sektor publik apo privat”, tha Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Pronarët apo operatorët e aseteve të identifikuara duhet ta operojnë në bazë të një plani të mbrojtjes të shqyrtuar nga MPB-ja.

Projektligji për Infrastrukturën Kritike, u miratua nga Qeveria e Kosovës më 27 nëntor dhe është në pritje të votimit nga deputetët.

Projektligji specifikon se prodhimi i energjisë, operatorët e tregut dhe furnizuesit me ujë të pijshëm, janë nën-sektorë të infrastrukturës kritike.

“Edhe në nivel të BE-së, legjislacioni për mbrotje të infrastrukturës kritike ka ndryshuar. Ligji për infrastrukturë kritike duhet të harmonizohet me këtë direktivë andaj është me urgjencë të madhe që ky amandementim apo ndryshim i Ligjit të ndodhë sa më parë, po ashtu është me rëndësi që dobësitë që ka pasur ligji i kaluar ku sektorët e infrasktrukturës kritike, kanë qenë vështirë të indetifikueshë, të evitohen”, tha Vrajolli.

Sipas autoriteteve të Kosovës, sulmi i së premtes është dirixhuar nga Serbia.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA