Huruglica përmend dy nga detyrat me të cilat është marrë si këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë

Naim Huruglica, i pyetur në emisionin CONTEXT në ATV se cila ka qenë ndihma konkrete që ka dhënë si këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, ai tha se dy nga kontributet e tij në këtë ministri kanë pasur të bëjnë me negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe analizat për prodhimin vendor.

“Kosova tash ka mbrri me e negociu marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s, që përbëhet prej katër shteteve: Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia. Unë aty kam dhënë kontributin tim rreth mënyrës së çka duhet me negociu rreth tregtisë së lirë,” tha Huruglica, duke theksuar edhe përvojën e tij në fushën e tregtisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në dogana.

Ai shtoi se analizat që ka kryer kanë synuar identifikimin e pikave të dobëta dhe nevojave kryesore të sektorit bujqësor.

“analizat e caktuara të cilat i kam bërë rreth se ku ngecim me import ose ku kemi më shumë nevojë që të intervenojmë në prodhim vendor, me qëllim që sado ku do të zbutet importi i produkteve të caktuara. Do me thanë, gjithçka çka lidhet prej një perspektive të makro ekonomisti, këtë jam mundu me e ba”, shtoi ai.

Intervistën e plotë të tij në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA