Huruglica: Kosova nuk po i favorizon importuesit, por është pjesë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë

Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar raportin e importit 1 me 9 (në favor të importit), tha se Kosova nuk po i favorizon më shumë importuesit se sa prodhuesit, por sipas tij, situata lidhet me marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lirë.

“Në realitet kur themi favorizim, nuk them që i favorizon importuesit, por Kosova është pjesë e dy marrëveshjeve të tregtisë së lirë, përmes të cilave, gati 85 për qind nëse nuk gaboj, e komplet shkëmbimeve tregtare bëhen me dy grupe të shteteve. Janë shtete të cilat janë anëtare e CEFTA-s që është në regjion dhe vendet e BE-së përmes marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Huruglica.

Ai shpjegoi se shumica e importeve në Kosovë vijnë nga vende vendet ku Kosva nuk ka detyrim doganor.

“Ne jemi pajtuar t’i liberalizojmë tregjet sepse kemi synuar edhe të eksportojmë,” shtoi Huruglica.

Intervistën e plotë të tij në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA