Homazhe pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28 Nëntori – Dita që përbashkon shqiptarët

Krerët institucional kanë nisur homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca së bashku me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, si dhe ministra e deputetë kanë bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes së madhe Jashari.

Ai tha se sot po nderohet familja Jashari, dalja e parë e UÇK-së, si dhe ditëlindja  e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor, edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për t’u përkulur para sakrificës së madhe së familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj, si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar, është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe kombit shqiptar. Gëzuar!”, tha Konjufca.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA