Mesfushori i Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari pritet të mbetet pjesë e klubit gjerman Hoffenheim.
Hajdari ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Hoffenheim,i cili pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2031.
Përndryshe drejtori sportiv i Hoffenheimit Andreas Schicker bën të ditur se mesfushori dardan me transferimin e tij në verë është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit,dhe se zotëron një potencial për tu zhvilluar edhe më tutje.
“Albiani u bashkua me ne menjëherë pas fillimit të sezonit verën e kaluar dhe shpejt u zhvillua në një lojtar kyç dhe një pjesë integrale të ekipit tonë. Që nga dita e parë, ai e përqafoi plotësisht rrugën tonë në TSG dhe performancat e tij kanë kontribuar ndjeshëm në sezonin tonë të suksesshëm.Me vetëm 22 vjeç, ai ende zotëron potencial të madh për zhvillim. Këmba e tij e fortë e majtë, fleksibiliteti i tij në mbrojtje dhe mentaliteti i tij i jashtëzakonshëm janë ato që e dallojnë atë”, ka thënë drejtor sportiv i Hoffenheim, Andreas Schicker.
Kujtojmë që Albian Hajdari u transferua tek Hoffenheim gjatë verës nga Lugano,dhe së bashku me Fisnik Asllanin dhe Leon Avdullahun formojnë treshen dardane tek ekipi gjerman e cila falë paraqitjeve fantastike është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.






