Dy granta dore janë hedhur të martën mbrëma në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se “është një akt terrorist i izoluar”.
Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.
“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.
Maqedonci ka shtuar se përfshirja e FSK-së në katër komunat veriore bëhet pas një koordimimi paraprak me KFOR-in.
LEXONI EDHE:
Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, Policia jep detaje