Hasani: Kritika për historinë shqiptare ka vajtuar nga ngarkesa ideologjike, folklorike dhe mitike

Shefi i Departamentit të Historisë, Mentor Hasani, në emisionin CONTEXT në ATV, theksoi se kritika për historinë në Shqipëri ka vuajtur nga ngarkesa ideologjike, folklorike dhe mitike për shkak të ideologjisë së gjatë të sundimit në vend.

Ai vlerësoi hapjen e arkivave ndërkombëtare si një mundësi të madhe për kërkime të reja.

“Te kritika historike, ka me dhjetëra shkrime e kritika, studime shkencore serioze, por edhe joserioze, natyrisht vendore dhe të huaja. Por asnjëherë nuk është e mjaftueshme, dhe aq më tepër kur e dimë që ideologjia për aq vite sa ka sunduar në Shqipëri dhe albanologjia që ka funksionuar atje, e ka bërë që literatura të ketë ngarkesë të madhe, edhe ideologjike, edhe folklorike, edhe mitike”, tha Hasani.

Ai shtoi se instrumentalizimi i figurave dhe ngjarjeve historike ka ndikuar që kërkimi shkencor të mos arrijë në përfundime.

Duke folur për mundësitë e reja, Hasani përmendi hapjen e arkivave në vende si Turqia dhe vende të tjera.

“Tash viteve të fundit ka një hapje të arkivave, e shohim ne dhe në Turqi dhe në vende të tjera. Megjithatë, përjashto Serbinë, e cila është ende e mbyllur, pjesa tjetër e botës mendoj që është hapur në mënyrë të konsiderueshme”, tha Hasani.

Ai tha se kjo është një mundësi e madhe si për studiuesit e rinj, ashtu edhe për ata me përvojë, që të shqyrtojnë të vërtetat historike dhe të adresojnë disa pikëpyetje të rëndësishme për të kaluarën.

Deklaratën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA