Hasani: Historia kërkon kujdes në interpretim si dhe distancim nga pseudo-shkenca

Shefi i Departamentit të Historisë, Mentor Hasani, në emisionin CONTEXT në ATV, theksoi rëndësinë e interpretimit të kujdesshëm të historisë, duke u distancuar nga qasjet e pseudo-studiuesve dhe përdorimi i saj për qëllime politike ditore.

Duke folur për Perandorinë Osmane, ai sqaroi se cili është dallimi i fjalës pushtim dhe sundim.

“Nëse flasim për pushtim, pushtimi është akt, ai ndodh njëherë, pushtohet, por pjesa tjetër është sundim. Një pjesë e intelektualëve dhe politikanëve të kohës kanë shërbyer në kuadër të Perandorisë Osmane. Tridhjetë e ca vezirë kanë shërbyer në kuadër të kësaj perandorie,” tha Hasani.

Ai shtoi se disa studiues kritikojnë vonesën e shqiptarëve në shpalljen e pavarësisë dhe këtë e lidhin me përfshirjen e tyre në politikën osmane.

Hasani foli edhe për pikëpamjet e ndryshme mbi ndikimin e sundimit osman, duke përmendur që disa studiues madje e krahasojnë atë me NATO-n, duke argumentuar se shqiptarët u shpëtuan nga asimilime të tjera, si ato sllave dhe ortodokse.

“Megjithatë, deri në fund të Luftës së Parë Botërore dhe luftërave ballkanike, shqiptarët ishin të sunduar dhe asimiluar kulturalisht”, tha ai.

Deklaratën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA