Këngëtari britanik Harry Styles ka publikuar albumin e tij më të ri dhe shumë të pritur, të titulluar “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”.
Albumi i ri përmban gjithsej 12 këngë, ndërsa deri më tani artisti kishte publikuar paraprakisht vetëm këngën “Aperture”. Fansat e tij e kanë pritur me padurim këtë projekt, veçanërisht pasi Styles vetëm pak javë më parë njoftoi edhe datat e turneut të tij për vitin 2026.
Albumi përfshin këngë si “Are You Listening Yet?”, “Taste Back”, “Coming Up Roses” dhe shumë të tjera.
“Kiss All the Time. Disco, Occasionally” shënon albumin e parë të Harry Styles pas katër vitesh, që nga publikimi i albumit të vitit 2022, “Harry’s House”. Ashtu si në tre albumet e tij të mëparshme, Styles ka bashkëpunuar edhe këtë herë me producentin e tij të kahershëm, Kid Harpoon.
Ai e njoftoi albumin në fillim të këtij viti, ndërsa më pas shpalli edhe turneun e madh “Together, Together Tour”, si dhe një seri rezidencash koncertesh nëpër botë.
Koncertet do të nisin më 16 maj në Amsterdam dhe do të përfshijnë gjithashtu një seri prej 30 koncertesh në Madison Square Garden në New York City.






