Hapet thirrja për aplikim të mësimdhënësve që të marrin licencën, Kurti thotë se do të përfitojnë shtesën e performancës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur sot thirrjen e parë publike për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit të performancës së mësimdhënësve në shkollat e vendit.

“Për arsim më cilësor me mësimdhënës të përgatitur për gjeneratat që po vijnë, sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen e parë publike për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie. Një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit të performancës së mësimdhënësve në shkollat e vendit. Të gjitha ato e ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ministria e Arsimit Arbërie Nagavci në një postim në rrjetin social Fcaebook ka njoftuar se thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve, si mësues të arsimit fillor, mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML), mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML).

Ajo ka njoftuar se aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024.

“Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja Nagavci njofton hapjen e thirrjes për mësimdhënësit që duan të marrin licencën e avancuar

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA