5.7 C
Pristina
Friday, March 27, 2026

Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të EEAS-it për Evropën Perëndimore.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Hamza mirëpriti vëmendjen e rikthyer të BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit, si dhe vendimin për heqjen e masave, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv për forcimin e partneritetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ai theksoi se një Kosovë stabile dhe një rajon stabil janë në interes të përbashkët të të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Kosovën, veçanërisht në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave.

Në takim u ritheksua se aspirata strategjike e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si një orientim i qartë drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë euroatlantik.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA