Hamza nga Munich: Afër 250 studentë studentë shqiptarë nga universitetet më të mira gjermane iu bashkuan ekipit tim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich i janë bashkuar ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka thënë se të gjithë ata duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës.

“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë”, ka përfunduar kanditati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA