Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për përmendjen e figurave historike nga liderët politikë nëpër fushata parazgjedhore, tha se në këtë pikë, po i pëlqen fushata e Lumir Abdixhikut, për shkak se ky i fundit po thotë se vetë po konkurron për kryeministër, pa e lënë anash edhe figurën e Rugovës.
“Mua po më pëlqen ajo fushata e Lumirit, që realisht s’po them që e ka lënë Rugovën një anë, por po thotë që Lumiri është kryetari i partisë dhe Lumiri po konkurron për kryeministër”, tha Haliti.
Ai në këtë intervistë foli edhe për kontributin e Rugovës, duke thënë se edhe ky i fundit ka kontribu për Kosovën në variantin e vet.
“Roli i Rugovës ka qenë ai që qenë, ka qenë kryetar i LDK-së, ka qenë president i Kosovës, ka kontribu në variantin e vet, ashtu siç ka kontribuar edhe Lëvizja Popullore e Kosovës, edhe UÇK-ja edhe ka pasë do farë raportesh, nganjëherë s’kanë qenë krejt të mira me njëri-tjetrin, nganjëherë ka pasur përplasje të brendshme edhe në LDK, edhe në LPK. Prandaj, mendoj që për historinë ato nuk janë interesant. Ato janë për ndonjë historian që do me studiu përshembull LDK-në edhe tregon kush ka qenë Rugova, kush kanë qenë anëtarët e kryesisë, kush ka qenë Fehmi Agani, ashtu si do të analizohet historiku edhe i LPK-së, edhe u UÇK-së edhe i partive tjera që kanë qenë në Kosovë”, tha Haliti.
Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: