Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, në emisionin CONTEXT në ATV, foli edhe për zgjedhjen e Donald Trump si president i ri i SHBA-së.
Ai tha se edhe Evropa ka filluar të përpiqet tu përshtatet politikave të reja të SHBA-së, e që sipas tij, të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Kosova.
“Unë po e shoh që Evropa, po ndryshon dhe po përpiqet që t’iu përshtatet politikave të reja të SHBA-së. Edhe ne duhet të shohim që t’i përshtatemi politikave të reja të Amerikës dhe jo që Amerika të na përshtatet neve. Ne e kemi një historik, por presidenti që është zgjedhur tani ka deklarime publike se cili është orientimi i tij, ka zgjedhë një ekip mjaft të fuqishëm edhe besnik për të, të paktën aq sa po e lexoj komentet për ta, kështu që varianti që po e shoh që drejtori i CIA-s apo shefi i Departamentit të Shtetit ka bërë kështu (shqiponjën me duar), ato janë krejt normale, në mesin e shqiptarëve kur të jesh, je me miq dhe nuk ka ndonjë të keqe, mirëpo pse bën ashtu, nuk do me thanë se ai do të punojë tash për Kosovën dhe nuk do të punojë për Amerikën”, tha Haliti.
Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: