Haki Abazi thotë se gazi lotsjellës ishte hedhur në Kuvend për kauza të rrejshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në emisionin CONTEXT në ATV, duke folur për seancën që do të mbahet një ditë pas zgjedhjeve për çështjen e gazit lotsjellës në Kuvend, tha se arsyeja e hedhjes së gazit në Kuvend po i bie që ka qenë kauzë e rrejshme.

“Në retrospektivë i bie që kanë qenë kauza të rrejshme, sepse as njëra e as tjetra nuk janë bërë çështje të prioriteteve të angazhimit qeveritar, institucional. Do të thotë e kemi goditur veten, i kemi goditur institucionet që i kemi krijua me shumë djersë e gjak, për një kauzë e cila në momentin kur ka ardhë Vetëvendosja në pushtet, ku ka ardhë Kurti në pushtet, jo që s’është përmend fare më kurrë puna e demarkacionit, as nuk është dërgu një letër e vetme për me u thirrë në atë aneks marrëveshjen e dy presidentëve, por çështja e Asociacionit është vazhduar me u bë kauzë sikur po refuzohet, përderisa janë marrë obligimet e qarta ndërkombëtare”, tha Abazi.

Ai tha se edhe sa i përket çështjes së ‘Zajednicës’, po vazhdon të manipulohet opinioni, përderisa tani ekziston obligimi ndërkombëtar me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“Msheftasi, në mënyrë krejt sekrete, një njeri, në këtë rast vetë Kurti kritikonte liderët se 2-3 vetë e kanë okupuar temën e dialogut me Serbinë, ka bërë zotime për Asociacionin në rastin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjë që doli me shumë vonesë nga presidentja në një intervistë në një televizion, ku thotë që në minutat e fundit është bërë pazar me Zajednicën dhe sot e kësaj dite vazhdohet që kjo kauzë e rrejshme të manipulojë mendjen e qytetarëve përderisa obligimi ndërkombëtar është marrë me marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit”, tha Abazi.

Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA