​Hajdari: Bizneset janë në rritje në krahasim me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se bizneset janë në rritje për rreth 18 për qind krahasuar me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2025, ministrja Hajdari ka thënë se 41 mijë biznese janë të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021 – shtator 2024, duke shtuar se në këtë aspekt ka rritje edhe të qarkullimit të bizneseve.

“Për këtë vit po ashtu kemi edhe rritje më shumë për përkrahjen e bizneseve në shpalosjen e potencialit të tyre për të eksportuar, por edhe për t’u përmirësuar si biznes i drejtë dhe rritje e konkurrencës së tyre. Dua të njoftoj për kritikat e padrejta që u drejtuan ndaj qeverisjes sonë, kur pikërisht për përmirësimin e ambientit për të bërit biznes të drejtë, të adaptueshem, konkurrues ishte fare, aspak i rregulluar ky sektorë me politikat, reformat e shumëpritura që ishin në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit…Bizneset tona janë në rritje e sipër në krahasim me periudhën paraprake të qeverisjeve tjera me gjithsej 41 mijë biznese të regjistruara përgjatë periudhës mars 2021, shtator 2024 ose kryesisht me 18 për qind rritje më shumë e bizneseve të regjistruara, por edhe qarkullimi i bizneseve ka 58 për qind rritje gjatë vitit 2023 dhe afër dyfishim rritje gjatë vitit 2024, me të ardhurat e tyre me gjithsej 22 miliardë euro”, ka thënë Hajdari.

Në seancën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur historik buxhetin 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Ai tha se ky buxhet është për familjen, derisa përmendi mbëhstetjen për gratë, fëmijët, studentët dhe rritjen e pagave në sektorin publik. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë qeveri para tyre. /kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA