Hailey Bieber ka shpërndarë një postim në Instagram, pas disa thashethemeve për një ndarje të mundshme me bashkëshortin e saj, Justin Bieber.
Hailey ndau një foto ku shkruhen: “Jam e pa përsosur. Kam qenë e refuzuar. Përsëri kam qëllime.” Ky postim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur komente mbështetëse nga ata që e inkurajuan të vazhdojë të qëndrojë e fortë.
Pas këtyre postimeve, fansat kanë filluar të spekullojnë se çifti ka kaluar një periudhë të tensionuar, pas disa aludimeve për një ndarje që qarkulluan në media. Thashethemet filluan në dhjetor, kur Sloan Hooks, pretendoi se marrëdhënia e tyre mund të kishte kaluar në krizë, duke u mbështetur në lëvizjet e dyshimtë të dy artistëve në rrjetet sociale. Në veçanti, Hailey shpërndau foto nga një udhëtim me miqtë në Anguilla, ndërsa Justin duket se ka larguar atë në Instagram, një veprim që ka ngritur pyetje mes fansave.
Megjithatë, këngëtari i njohur i “Baby” ka sqaruar se llogaria e tij në Instagram ishte hack-uar dhe se dikush tjetër kishte bërë heqjen e follow. Pas kësaj, çifti ka bërë përpjekje për të qetësuar spekulimet, duke u shfaqur në publik së bashku dhe duke ndarë foto të udhëtimeve të tyre familjare.