Një shtetas turk ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit turk dhe rreth 420 euro para të gatshme.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë, ku të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar.