Gollopeni: Diaspora mbetet aseti më i çmueshëm i shoqërisë kosovare

Sociologu Besim Gollopeni, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se diaspora ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol kyç në rimëkëmbjen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, diaspora ka qenë e pazëvendësueshme gjatë historisë, veçanërisht në vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit XXI.

“Unë nuk mund ta imagjinoj Kosovën dhe shoqërinë kosovare të viteve ’90 pa diasporën. Nuk e di se si kishim mundur të mbijetonim sikur të mos ishte kjo diasporë e shpërndarë në vende të ndryshme të botës”, tha Gollopeni.

Ai tha se diaspora nuk ka ndikuar vetëm ekonomikisht, por edhe në transformimet sociale dhe kulturore të vendit.

“Të hyrat nga remitencat janë një nga shtyllat kryesore të buxhetit të shtetit. Por, përtej aspektit ekonomik, diaspora ka sjellë edhe risi në aspektin social dhe transformimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë”, deklaroi Gollopeni.

Deklaratën e plotë të Besim Gollopenit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA