Kalo te përmbajtja
Të fundit

Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar dhe 37 kilogramë heroinë janë sekuestruar gjatë një operacioni kundër një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se droga, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro, ishte e ndarë në 62 paketime.

Reklamë

Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar dhe për veprimtari të paligjshme me narkotikë.

Sipas Sveçlës, operacioni është realizuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ai ka paralajmëruar intensifikimin e veprimeve kundër grupeve kriminale dhe trafikimit të drogës.

Reklamë

Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona | ATV