Gjyshinca kërkon unifikim pozitë-opozitë për sundimin ligjit dhe rendit kushtetues në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, në fjalën e tij gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi unifikim si të pozitës ashtu edhe të opozitës në sundimin e ligjit dhe rendit Kushtetues në Kosovë, transmeton atvlive.tv.

Ai tha se Kosovës i duhet edhe sundimi i ligjit, por edhe partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

“Ditët e fundit për fatin tonë jo edhe aq të mirë, diskursi në opinionin tonë publik, po dominohet nga një interpretim i padrejtë, i pasaktë dhe jo dashamirës për të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë sonë. Lexim ky i situatës që padrejtësisht e ka vendosur shtetin shoqërinë dhe individin tonë në një pozicion ngulfatës se kinse sot ndodhemi në një moment kur ne na duhet të zgjedhim në mes rendit tonë kushtetues, ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, funksionalitetit të institucioneve tona në mbarë territorin në një anë dhe partneritetit, aleancave e bashkëpunimit ndërkombëtar në anën tjetër. Ndërsa, shtetit tonë Republikës së Kosovës përherë i duhen të dyja edhe sovraniteti edhe partneriteti edhe rendi kushtetues edhe bashkëpunimi me miq edhe institucione funksionale në të gjithë vendin edhe aleatë në të gjithë botën”, tha Gjyshinca.

Ai tha se bie detyrë mbi të gjithë të zgjedhurit e popullit që të garantojnë edhe sovranitetin edhe partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.

“Sot bie detyrë mbi të gjithë ne të zgjedhurit e qytetarëve dhe e të gjithë të emëruarve politikë nga ky kuvend i Republikës, të mos e pranojmë këtë lexim, këtë narrativë këtë kornizim mendjengushtë. Bie detyrë mbi të gjithë ne të zgjedhurit e popullit për ne në pozitë dhe për vëllezërit e motrat tona në opozitë që për mirëqenien e shtetit tonë, sot të jemi më kërkues, më të vendosur dhe më vizionarë, që për shtetin e për qytetarët tanë, të arrijmë të garantojmë edhe sovranitet edhe partneritet edhe shtëpi që funksionon edhe miq me të cilët bashkëpunon. Në hierarkinë e prioriteteve tona interesin e shtetit ta vendosim lart të parin dhe ta bëjmë këtë emëruesin tonë të përbashkët sidomos në situata sikur kjo”, tha Gjyshinca. / atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA