2.8 C
Pristina
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Gjykimi për krime lufte kundër ish gardianit në burgun e Lipjanit

Përgatiti: Nora Luta

Me Dragisha Millenkoviqin, Elmi Xhylani brenda katër mureve ishin edhe para 25 vjetësh.

Por, aso kohe Millenkoviq derisa sa punonte si gardian në burgun e Prishtinës, sipas Xhylanit, e kishte rrahur atë deri në vdekje.

Millenkoviqin, të cilin Prokuroria Speciale e akuzon për krime lufte, dëshmitari para trupit gjykues e përshkroi si keqtrajtues, nga çka tha se pasojat i vuan edhe sot.

Dëshmitari me pyetje u sfidua edhe nga i akuzuari.

“Pse nuk më ke lajmëru në Polici, të gjithë më njohin mirë, ka shumë të burgosur tash që janë në Qeveri”, tha Dragisha Milenkovic, i akuzuar.

Për maltretimet që i kishin pasur të burgosurit nga gardianët serbë, gjatë kohës së luftës ka dëshmuar edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, megjithëse për të akuzuarin konkretisht tha se nuk ka njohuri.

Dragisha Milenkovic, i cili u arrestua në Graçanicë në qershor të vitit 2023, akuzohet se në mënyrë sistematike i kishte keqtrajtuar e kanosur me jetë të burgosurit shqiptarë gjatë luftës, në bashkëpunim me ish-drejtorin e burgut të Lipjanit, dhe dy gardianë të tjerë të nacionalitetit serb.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA