Gjykimi në mungesë për krime lufte ndaj Slavica Filiqit, akuzohet për ndalimin e mjekut Hafir Shala

Përgatiti: Nora Luta

Asnjë gjurmë e Hafir Shalës nuk dihet nga 10 prilli i vitit 1998.

Atë ditë Shala, derisa po udhëtonte me veturë bashkë me dy persona të tjerë nga Gllogoci për në Prishtinë, u ndalua nga pjesëtarë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.

Përgjegjës për ndalimin e mjekut dhe keqtrajtimin e tij, Prokuroria Speciale e bën Slavicia Filiqin, ndaj të cilit në Gjykatën e Prishtinës është duke u zhvilluar gjykimi në mungesë.

Në fjalën hyrëse, prokurori Atdhe Dema tha se pretendimet e organit të akuzës do të vërtetohen përmes provave e dëshmitarëve okularë.

Por, mbrojtja pretendon se aktakuza është ngritur bazuar në spekulime.

Gjatë kësaj seance ishte planifikuar edhe dëgjimi i disa dëshmitarëve, përfshirë Shaban Nezirajn, i cili në ditën kritike ishte bashkë me Shalën, por me kërkesë të palës së dëmtuar është shtyrë për javën e ardhshme.

Ndërkohë, ky është gjykimi i katërt në mungesë për krime lufte që ka filluar në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës, që nga hyrja në fuqi e ligjit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA