Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në trupin e viktimës nuk janë parë shenja të dhunës, derisa po aty thuhet se rasti është duke e hetuar rastin.
“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja dhune në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion“, thuhet në raportin e policisë.