Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në Gjilan, ku vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Policia ka njoftuar se burri i cili u gjet i vdekur, sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.