Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper zyrtarizojnë romancën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper zyrtarizojnë romancën

Pas më shumë se një viti lidhjeje të qetë larg syrit të publikut, Gigi Hadid ka zyrtarizuar romancën e saj me Bradley Cooper.

Supermodelja ndau një foto të ëmbël duke u puthur me Bradley-n në postimin e saj për ditëlindjen e 30-të.

Reklamë

“Ndihem me fat për çdo ulje dhe ngritje… që jam nënë, mike, partnere, motër, bijë…” shkroi ajo – duke konfirmuar në mënyrë delikate atë që fansat tashmë e kishin dyshuar.

Gigi, e cila ka një vajzë, Khai, me ish-partnerin Zayn Malik, kohët e fundit është shprehur se është në një pikë të jetës ku e di çfarë “dëshiron dhe meriton” në dashuri.

Bradley, 50 vjeç, ishte pjesë e festës së saj madhështore në Nju Jork, së bashku me emra të njohur si Bella Hadid, Anne Hathaway, Tan France e të tjerë./ NO FILT/

Reklamë

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper zyrtarizojnë romancën | ATV