Gërvalla takohet me ministrin e Lituanisë, në fokus situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Donika Gërvalla, u prit në një takim nga ministri i Punëve të Jashtme, Gabrielius Landsbergis.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në qendër të takimit ishin sfidat e përbashkëta të sigurisë, kërcënimet në rritje për vendet demokratike në rajon dhe Evropë si dhe bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Lituanisë.

“Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për paqe dhe stabilitet në rajon dhe në Evropë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’u bërë ballë sfidave të sigurisë”.

“Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe aspiratave të saj për integrim evroatlantik”.

”Ajo vuri gjithashtu në pah mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën dhe paraqiti progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit dhe rritjen ekonomike, fusha ku Kosova qëndron shembull në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA