Historiani Ibrahim Gashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vitet e fundit institucionet shqiptare i kanë kushtuar më shumë rëndësi 28 Nëntorit, sidomos që nga njëqindvjetori i pavarësisë.
“Në vitet e fundit, institucionet në Shqipëri i kanë dhënë më shumë rëndësi ditës së 28-it, së paku në dhjetë vitet e fundit që kur ishte njëqindvjetori i pavarësisë. Sepse vitet më herët, le të themi, kemi parë që 28-i ka kaluar gati shumë pa u vërejtur në Shqipëri”, tha Gashi.
Ai shtoi se ceremonia e këtij viti e shënimit të 112-vjetorit të pavarësisë ngjasoi me njëqindvjetorin e kësaj feste.
“Edhe këtë vit ka pasur një protokoll që mua ma kujtoi pak njëqindvjetorin, kur ishte kjo ceremonia në Vlorë. Ishte shumë herë më e madhe atëherë, po megjithatë, edhe sot ishte pothuajse protokolli i njëjtë”, deklaroi Gashi.
Ai thotë se, në ceremoni pati përfaqësues nga trojet shqiptare, përfshirë Kosovën, si dhe qytetarë të shumtë që ndoqën aktivitetet përkujtimore.
“Kishte pjesëmarrës nga viset tjera shqiptare, nga Kosova posaçërisht, por kishte pjesëmarrës gjithandej. Kishte edhe qytetarë të shumtë që në fakt e përcollën këtë ceremoni protokollare të shënimit të 112-vjetorit të pavarësisë”, tha Gashi.
Deklaratën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë: