Gashi: Lidhja Shqiptare e Prizrenit është strumbullari i narracionit kombëtar shqiptar

Historiani Ibrahim Gashi, në emisionin CONTEXT në ATV, e cilësoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si ngjarjen qendrore për ndërtimin e narracionit kombëtar shqiptar.

Duke folur për periudhat historike të shqiptarëve, ai tha se këto periudha kanë kaluar përmes sundimeve të ndryshme dhe se historia është ndërtuar mbi momente simbolike që kanë shërbyer si bazë për nacionalizmin shqiptar.

“Ka një debat që nuk është shteruar lidhur me trajektoren e vështirë historike që kanë kaluar shqiptarët ndër shekuj, nga sundimi romak, bizantin, osman e deri te sundimi serb. Ndonjëherë, debati shkon edhe te terminologjia – qysh me e përkufizu atë formë të qeverisjes që ka qenë në këto hapësira” tha Gashi.

Ai tha se përdorimi i termave si pushtim, sundim apo administrim varet nga interpretimet e ndryshme, por theksoi se bëhet fjalë për një sundim të fuqive të mëdha.

“Po flasim për perandori mesjetare, ku ndonjëherë as kufijtë e jashtëm nuk ishin të përcaktuar qartë. Mjaftonte vetëm lojaliteti dhe vazaliteti ndaj perandorisë,” tha ai.

Gashi tha se figura dhe periudha e Skënderbeut ka shërbyer si simbolika më e fuqishme për rilindasit shqiptarë, për të ndërtuar narracionin për nacionalizmin.

“Rezistenca e Skënderbeut u ka shërbyer rilindasve për të ndërtuar narracionin dhe nacionalizmin shqiptar të shekullit të 9-të. Ajo shërbeu si një platformë për bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet autonom”, deklaroi ai.

Deklaratën e plotë të tij në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA