​Gashi i LDK-së numëron dështimet e Kurtit

Fjalimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës po konsiderohet si më i gjati në historinë e parlamentarizmit të Kosovës.

Sipas këtij grupi opozitar kryeministri Kurti mund të konsiderohet dështim, paaftësi, korrupsion dhe krim.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se gjatë po këtij fjalimi Kurtin e panë si drejtor ndërmarrje, e drejtor të çerdhes, por edhe komandat i stacionit policor, por asnjëherë sipas tij në detyrat e kryeministrit.

“Kryeministri i Kosovës e ka pas fjalimin më të gjatë në historinë e parlamentarizmit të Kosovës dhe asnjë moment në detyrën e tij përfaqësuese si kryeministër. E pamë si një drejtor të një ndërmarrje publike, e pamë si drejtor të spitalit rajonal në Pejë, e pamë si drejtor çerdheje, e pamë si komandant ndërrimi në stacion policorë asnjëherë, asnjë moment, asnjë rrethanë në detyrat dhe lartësinë e tij kryeministrore”, theksoi ai.

Deputeti i LDK-së tha se kryeministri ka dështuar në ekonomi dhe inovacion, derisa i listoi edhe disa nga premtimet e Kurtit.

“Tek ekonomia dhe inovacioni kryeministri kishte premtuar shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, vazhdon privatizimi si asnjëherë më parë, kjo nuk është realizuar, kryeministri ka dështuar. Ka premtuar krijimin e Bankës Zhvillimore nuk është realizuar ke dështuar. Ka premtuar skemën e punësimit dhe të garantuar për të rinjtë dhe tekno-aparatin për inovacion nuk është realizuar ke dështuar. Ka premtuar rivitalizimin e Trepçës dhe xeherore në Kosovë nuk është realizuar ke dështuar”, theksoi ai.

Si dështime të qeverisjes Kurti, deputeti LDK-së i ka renditur edhe projektet infrastrukturore.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan dështim, autostrada Prishtinë-Podujevë dështim, autostrada Prishtinë-Mitrovicë dështim, autostrada Prishtinë-Pejë dështim, autostrada Klinë-Gjakovë dështim”, theksoi ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi gjatë fjalimit të tij tha se dështime ka pasur edhe në arsim dhe shëndetësi.

Sipas tij kryeministri, Albin Kurti mund të kualifikohet si dështim, korrupsion dhe krim.

“Deri tani ky kryeministër mund të kualifikohet paaftësi, dështim, korrupsion dhe krim”, theksoi Gashi.

Gashi dështim të plotë e konsideroi edhe politikën e jashtme, derisa tha se aleatët përmes sanksioneve i kanë vënë damkën e turpit kësaj qeverie.

“Fatkeqësisht bilanci i qeverisë aktuale në këtë fushë është dështim i plotë, asnjë njohje e re, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare duke përfshirë UNESCO, INTERPOL, EURPOL, Këshillin e Evropës. Së treti sanksione nga BE dhe SHBA aleatët tanë më të rëndësishëm ja kanë vënë damkën kësaj qeverie, damkën e turpit duke i vendosur sanksione”, theksoi ai. /KP/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA