Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën nga ora 09:00 deri në 11:00, rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
Kjo pasi Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë garën ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.
“Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00. Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00. Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative”, thuhet nga Policia e Kosovës.






