GAP: Qeveria bëri shpërndarje më të barabartë të buxhetit për komuna

Përgatiti: Benita Zeneli

Me Projekt-Buxhetin për vitin 2025, komunat e udhëhequra nga Partia Demokratike e Kosovës parashihet të marrin pjesën më të madhe të tij, pasuar nga komunat që udhëhiqen nga kryetarë që vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Komunat e udhëhequra nga PDK-ja do të marrin gjithsej 6.7 milionë euro, ato nga LDK-ja 5.6 milionë, Komunat e udhëhequra nga Vetëvendosja do t’i marrin gjithsej 5 milionë euro, ndërsa ato të AAK-së, 3.4 milionë euro.

Madje, sipas institutit GAP, këtë vit, ndarja e buxhetit për investime kapitale nuk shpërfaq favorizime të komunave të udhëhequra nga Vetëvendosja.

Megjithatë, vlerësohet se investimet kapitale do të duhej të kishin fokus të veçantë, në mënyrë që të rritet efikasiteti.

“Konkretisht nga rreth 928 milionë euro të buxhetit për investime kapitale, 90 për qind e tyre janë investime shumëvjeçare, apo të bartura nga vitet e kaluara. Kur jemi në këtë pikë, një analizë që e kemi përfshirë, ka të bëjë me efikasitetin jo të madh të institucioneve për të realizuar investimet kapitale. Një gjetje e raportit tregon se janë mbi 264 projekte në projektbuxhetin e vitit 2025 e për të cilat datojnë nga periudha 2008-2019, dhe të cilat marrin rreth 258 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2025. Andaj, si çështje do të duhej të merrte fokusin e veçantë, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte të reja”, tha Blendi Hasaj, hulumtues në GAP.

Por nga Asociacioni i Komunave vazhdojnë të vlerësojnë se buxheti për komunat është i pamjaftueshëm, pasi që kontrata kolektive po ua merr miliona euro.

“Është e domosdoshme që buxheti për komuna të ngrihet, sepse kontrata kolektive janë duke i marrë miliona euro komunave të Kosovës, vetëm në këtë vit komunave u janë marrë mbi 62 milionë euro, për këtë arsye po kërkojmë që niveli qendror të kujdeset më shumë për komuna, sepse e kemi problemin e kontratave kolektive, është problemi që granti në kuadër për investime kapitale nuk është themeluar ende dhe probleme të tjera, të cilat janë duke ndodhur në nivelin lokal”, tha Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave.

Projektbuxheti i vitit 2025, 3.6 miliardë eurosh tashmë ka kaluar shqyrtimin e parë në Kuvend e të enjten pritet të votohet në lexim të dytë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA