FMN: Rishikimi i progresit dhe rruga e suksesit të Administratës Tatimore

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj së bashku me bashkëpunëtorë ka pritur në takimin përmbyllës përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar Frank van Brunschot dhe Jim Sorensen.

Përfaqësuesit e FMN-së në këtë takim kanë vlerësuar lartë progresin e arritur të Administratës Tatimore, ku ndër të tjera është vendosur theksi në rezultatet e anketës ndërkombëtare ISORA, sipas së cilës ATK-ja në 7 nga 8 indikatorët janë më lartë se vendet në zhvillim, si dhe në 5 nga 8 indikatorët janë mbi mesataren e vendeve të zhvilluara.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ATK ka bërë përparim të dukshëm në krijimin e një sistemi tatimor funksional, në ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe në forcimin e planifikimit strategjik, menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe funksionet themelore të Administratës Tatimore. Mbledhja e të hyrave si në vlerë e poashtu edhe si përqindje të BPV-së, tregon një trend të vazhdueshëm të rritjes.

Administrata Tatimore është e përkushtuar në rrugën drejt përmirësimit të vazhdueshëm, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar për arritjen e misionit për një administratë tatimore moderne, e bazuar në rrezik, e drejtuar nga të dhënat dhe e fokusuar tek tatimpaguesit.

Drejtori i Administratës Tatimore tha se ky vlerësim nga FMN është dëshmi e angazhimit tonë për një administratë transparente, të drejtë dhe efikase. Ai siguroi FMN-në se ATK do të vazhdojë të punoj me përkushtim për të përmbushur pritshmëritë e tatimpaguesve dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përfaqësuesit e FMN-së përgëzuan ATK-në për angazhimin dhe rezultatet konkrete të arritura, duke nënvizuar rëndësinë e një administrate tatimore efektive në zhvillimin ekonomik të vendit. Ata shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në fushat kyçe. Në të njëjtën kohë kanë këshilluar ATK-në për reformat e ardhshme dhe përgatitjen e një plani për zhvillimin e kapaciteteve për zbatimin e reformave në vitin 2025.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA