Kombëtarja e Finlandës ka shkruar histori në Eurobasket 2026,duke eliminuar Serbinë në 1/8 e finales me rezultat 92:86 për të kaluar në fazën çerekfinale.
Basketbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e ekipit skandinav Edon Maxhuni luajti për 11 minuta,ku edhe përkundër që nuk arriti të shënonte pikë në këtë përballje arriti që të kontrboujë me 3 kërcime e dy asistime në fitoren e finlandezëve.
Përndryshe Maxhuni pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij bëri lojë fantastike,dhe se në ndeshjen e ardhshme do të mundohen të luajnë edhe më mirë.
“Ishim të gatshëm. Jemi përgatitur. Njëjtë kemi bërë edhe në Eurobasketin e kaluar ndaj Kroacisë. Kemi pësuar humbje të vështirë ndaj Gjermanisë. Kështu që e kemi ditur se duhet të jemi mentalisht gati dhe të fitojmë. Kjo ndodhi. Miro Little ka pasur ndeshje të shkëlqyer. A ishte armë e fshehtë pasi nuk luajti më herët kështu? Nuk ka pasur rast ta dëshmojë këtë. Të gjithë lojtarët tanë mund të jenë të rëndësishëm. Ishte momenti i tij dhe e shfrytëzoi shkëlqyeshëm. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme do të jetë i njëjti dhe do të vazhdojmë”
Kujtojmë që Finlanda në çerekfinale e pret fituesin nga ndeshja Franca-Gjeorgjia që pritet zhvillohet nga ora 14:15.