Fejza: Bedri Hamza, vetëm deklarativisht ka qenë kryetar i Mitrovicës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, në emisionin COMPASS në ATV, për aksionin e sotëm përmes të cilit e shpallën kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, si person në kërkim, tha se ai ishte kryetar vetëm deklarativisht.

“Qytetarët e Mitrovicës e kanë ndjerë gjithë këto vite që kryetari Hamza ka qenë vetëm deklarativisht kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërkohë që efektivisht dhe në realitet, ai ka qenë fare pak, për të mos thënë aspak prezent as në objektin e komunës e as në kryerje të detyrave të cilat i takojnë si kryetar i Komunës”, tha Fejza.

Ajo përmendi edhe një emision, ku kryetari Hamza do duhej të ishte për t’u ballafaquar me premtimet e dhëna, mirëpo deputetja thotë se edhe aty ai kishte munguar.

“Asambleistët tanë vazhdimisht kanë adresuar këtë çështje në asamblenë komunale dhe ne e kemi adresuar edhe nëpërmjet paraqitjeve tona dhe nëpërmjet rrjeteve tona sociale, mirëpo së fundmi ka qenë një emision të cilin e morëm shkas ku do të duhej të përballej me premtimet me të cilat ai kishte dhënë edhe realizimin e këtyre premtimeve dhe as aty nuk ishte kryetari Hamza që të ballafaqohej me asambleistët, me pyetjet, me komentet si dhe me analizën e cila ishte bërë në terren, në relacion me premtimet të cilat ai i kishte bërë”, tha Fejza.

Intervistën e saj të plotë në COMPASS e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA