​Fahrije Hoti: Ministri i Bujqësisë duhet të kërkojë falje publike

Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka kërkuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës siç tha ajo “për njollosje të emrit dhe shpifje ndaj grave të Krushës”.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ftesë nga gjykata sipas saj siç ka deklaruar Peci.

Ndërsa ka shtuar se nga viti 2015 kanë aplikuar që të marrin përkrahje nga shteti mirëpo sipas saj deri sot nuk kanë pasur.

Ajo ka thënë se presin nga zyra e ministrit takim më mënyrë që të sqarohet arsyeja e refuzimit të grantit.

Në fund ajo ka shtuar se në të ardhmen serish do të aplikojnë për grante dhe “nuk do të dorëzohen në këtë drejtim”./KP

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA