Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi do të mbesë në elitën e futbollit turk,por jo tek gjiganti i mirënjohur Besiktas.
Sipas raportimeve të mediave turke Muçi dëshiron të largohet nga Stambolli,dhe thuhet se futbollisti ka arritur një marrëveshje me rivalin Trabzonspor.
Përndryshe reprezentuesi shqiptar ka pasur oferta të ndryshme nga klube të ndrsyhme në Evropë,dhe është raportuar se klubi rus Rubin Kazan kishte arritur një marrëveshje me Muçin.
Megjithatë Muçi është i vendosur që të qëndrojë në Turqi,dhe shumë shpejtë mund t’i bashkohet 7 herë kampionëve të Superligës Turke.
Kujtojmë që Ernest Muçi ka bërë vetëm 6 paraqitje për Besiktasin këtë sezon,por që nuk arriti të shënoj asnjë gol