Reperi MC Kresha ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur për raportet me kolegët e industrisë së muzikës. Gjatë bisedës, ai është ndalur te marrëdhënia me reperin Don Xhoni, duke zbuluar prapaskenat e një bashkëpunimi të mundshëm që nuk u realizua.
Kresha tregoi se Don Xhoni i ishte ofruar me shumë respekt dhe me një ofertë të hapur. “Erdhi te ne dhe na tha qitne kontratën, nënshkruaj çfarë të doni’,” u shpreh ai. Megjithatë, Kresha shpjegoi se përgjigjja e tij ishte miqësore, duke i uruar sukses për rrugëtimin që reperi i ri kishte krijuar vetë.
Ai theksoi se një këngë mes tyre do të kishte lindur vetëm nëse do të kishin kaluar kohë bashkë në studio. “Po të kishte ardh në studio veç me pi një kafe gjatë kohës që bënim albumin, do ta kishim bërë një këngë,” tha Kresha, duke shtuar se bashkëpunimet i bëjnë vetëm kur i ndjejnë.






