Pas një pauze prej dy vitesh, Ruensa Haxhia e njohur si Enca ka bërë një rikthim me këngën e saj më të fundit, “Dashni”.
Gjatë kësaj periudhe larg vëmendjes së mediave, Enca qëndroi larg intervistave dhe aktiviteteve publike, duke ruajtur privatësinë e saj. Në një bisedë gjatë podcast-it “So Uindi,” të drejtuar nga motra e saj, ajo ndau arsyet që qëndrojnë pas kësaj pauze dhe planet për të ardhmen.
“Kisha nevojë për kohën time si Ruensa, jo si Enca”
Në rrëfimin e saj, këngëtarja pranoi se pas më shumë se një dekade pjesëmarrjeje aktive në industrinë muzikore, ndjeu nevojën për të gjetur balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale. Ajo e përshkroi këtë periudhë si një moment për t’u fokusuar në rritjen e saj personale dhe për të përmbushur nevojat e saj si individ, larg presionit të karrierës.