Finalizimi rrugës transit deri në fund të vitit 2026 në qytetin e Klinës është premtuar nga kandidati Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili synon edhe mandatin e tretë në krye të komunës.
Elezaj tregoi në emisionin “CONTEXT” në ATV se prioritet i tij në katër vitet e ardhshme është edhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.
“Do të hartohet projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në vlerë prej 10 milionë eurosh. Ndërtimi i 4 impianteve biologjike për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat kanë një konfiguracion të tillë që nuk mund të lidhen me rrjetin kryesor të ujërave të zeza,” deklaroi kandidati i AAK-së.
Në katër vitet e ardhshme, zotim i kryetarit aktual është edhe ndërtimi i një fabrike për ujë me kapacitet prej 200 litrash në sekondë, por edhe ngrohtorja qendrore e qytetit.
“Hartimi i studimit të fizibilitetit për ngrohjen qendrore të Klinës,” deklaroi Elezaj.
Zotimet tjera të kandidatit Elezaj janë edhe aktivizimi i qendrës rinore dhe ndërtimi i 20 parqeve me buxhet komunal dhe me grante.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.







