Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 14.10.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve’.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Italisë.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.