Kalo te përmbajtja
Të fundit

Malisheva dhe Prishtina përballen në duelin e kreut, sot mbyllet xhiroja e nëntë në Superligë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Malisheva dhe Prishtina përballen në duelin e kreut, sot mbyllet xhiroja e nëntë në Superligë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës, me vëmendjen kryesore të përqendruar te përballja mes Malishevës dhe Prishtinës.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara të martën dhe të mërkurën, java kampionale mbyllet me një duel mjaft interesant, ku përballen dy skuadrat që po udhëheqin garën për kreun e tabelës.

Malisheva do të ketë avantazhin e fushës vendase, teksa në stadiumin “Liman Gegaj” pret Prishtinën. Takimi është planifikuar të nisë në orën 14:00.

Përballja pritet të sjellë emocione të shumta, pasi pikët në lojë kanë rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. Si Malisheva, ashtu edhe Prishtina synojnë një rezultat pozitiv për të ruajtur pozitën në krye të renditjes dhe për ta mbyllur këtë fazë të kampionatit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohë, skuadrat e Superligës nuk do të kenë shumë kohë për pushim, pasi gjatë fundjavës do të zhvillohet xhiroja e dhjetë e kampionatit, duke vazhduar kështu garën për objektivat sezonale.

Malisheva dhe Prishtina përballen në duelin e kreut, sot mbyllet xhiroja e nëntë në Superligë | ATV