Kalo te përmbajtja
Të fundit

Haaland thyen rekordin e Messit, hyn në histori me një tjetër arritje në Ligën e Kampionëve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Haaland thyen rekordin e Messit, hyn në histori me një tjetër arritje në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë e futbollit evropian. Sulmuesi norvegjez realizoi dy gola në përballjen mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit, duke arritur një rekord të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht paraqitjes së tij dhe dy golave të shënuar, skuadra angleze u mposht me rezultat 4-2 nga PSG-ja në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin “Etihad”.

Reklamë

Megjithatë, humbja e Cityt nuk e zbeh aspak arritjen individuale të Haalandit. Me dy golat ndaj parisienëve, 26-vjeçari çoi në 61 numrin e realizimeve të tij në këtë kompeticion, duke u bërë lojtari që ka arritur më shpejt kuotën e 60 golave në historinë e Ligës së Kampionëve, sipas statistikave të raportuara.

Norvegjezit i janë dashur vetëm 60 paraqitje për të arritur këtë shifër, duke lënë pas Lionel Messin, të cilit i nevojiteshin 80 ndeshje për të shënuar 60 gola në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Pas tyre renditen Robert Lewandowski, i cili e arriti këtë kuotë në 85 ndeshje, Kylian Mbappe në 89 paraqitje dhe Cristiano Ronaldo, që iu deshën 98 ndeshje.

Kështu, edhe pse Manchester City doli i mposhtur nga kjo përballje, Haaland siguroi një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke konfirmuar edhe një herë aftësinë e jashtëzakonshme për të shënuar në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Haaland thyen rekordin e Messit, hyn në histori me një tjetër arritje në Ligën e Kampionëve | ATV