Komuna e Lipjanit ka mbajtur takim me Këshillat e Prindërve të të gjitha shkollave, lidhur me tekstet e lëndës Edukimi Seksual, me ç’rast si përfundim u vendos që këto tekste të mos përdorën, raporton Ekonomia Online.
Doracaku “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, hasi në kundërshtime nga ana e Këshillave të Prindërve dhe nga Shkollat e kësaj komune, derisa u kërkua edhe reagim institucional.
Shemsi Gajtani, nga Shkolla e Mesme “Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan, kërkoi reagim institucional për këta doracakë.
“Unë jam këtu në emër të bordit të shkollës Vëllezërit Frashëri’ dhe besoj pa u ngjyrosur politikisht që të shprehim kundërshtimin tonë për të gjitha kurrikulat e përmendura në vend. Nuk kanë pasur suksesin e duhur asnjëherë dhe patjetër që e ku dështojmë këto doracakë që kanë dalë pavarësisht prej kujt janë përgatitur. Ju bëjmë thirrje në emër të prindërve, që nga Presidenca, Kryeministria, Parlamenti që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë prova me ndjenja tona kombëtare dhe fetare”, u shpreh Gajtani.
Edhe Raif Sadiku, drejtor i Shkollës “Emin Duraku” në Banullë doli kundër këtij doracaku, i cili tha se është në gjendje t’ia vë flakën atij doracaku në mënyrë të mos bien në dorë të nxënësve.
“Në bazë të shqetësimeve tona, shprehim kundërshtitë për këtë doracak, dhe jemi kategorikisht kundër. Jeni në gjendje me ja vë flakën atij doracaku në mënyrë që të mos bien në dorë të nxënësve”, u shpreh Sadiku.
LEXONI EDHE:
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”