Kryeministri australian Anthony Albanese ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm mund të jenë të vështirë për shkak të një krize energjitike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.
“Muajt në vijim mund të mos jenë të lehtë. Dua ta them këtë hapur. Asnjë qeveri nuk mund të premtojë se do të heqë presionet që po shkakton kjo luftë”, tha ai në një fjalim të rrallë drejtuar kombit.
Ai shtoi se qeveria do të bënte gjithçka që mundet për të zbutur pasojat. “Mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur Australinë nga pasojat më të këqija”, tha Albanese.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që sa herë që është e mundur, të përdorin transportin publik në vend të makinave.
“Nëse do të udhëtoni, mos merrni më shumë karburant sesa ju nevojitet – mbusheni siç do të bënit normalisht. Mendoni për të tjerët në komunitetin tuaj, veçanërisht në zonat rurale dhe në sektorët kyç”, tha ai.
My Address to the Nation. pic.twitter.com/Iaqts9Rd4X
— Anthony Albanese (@AlboMP) April 1, 2026






