Federata Evropiane e taekwandos e ka suspenduar me gjashtë muaj trajnerin Valmir Fetiu pasi ky u fundit pati sjellje agresive ndaj garueses kosovare në Kampionatin Evropian për fëmijë që po zhvillohet në Tiranë.
Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të madhe, derisa sot federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore me arsyetimin se ai pati “sjellje agresive”
Në pamjet e publikuara, Fetiu shihet duke e goditur me shuplakë garuese tetë vjeçare e cila është edhe vajza e tij.