“E çon vendin në kollpas fiskal”, Murati kundërshton propozimin e Hamzës për pagesën e TVSH-së pas shitjes së mallrave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në emisionin CONTEXT në ATV, kundërshtoi idenë e Bedri Hamzës që pagesa e TVSH-së të bëhet pas shitjes së mallrave dhe jo në kufi, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të ishte logjistikisht i pamundur dhe lehtë i abuzueshëm.

Murati tha se aktualisht TVSH-ja mblidhet në kufi për shumicën e mallrave të importuara dhe kjo metodë kontribuon ndjeshëm në të ardhurat buxhetore, duke siguruar rreth 1.2 miliard euro.

“Nëse TVSH-ja nuk mblidhet në kufi, do të ishte e pamundur të inspektohet çdo biznes dhe të sigurohet që deklarimet të jenë të sakta. Në këtë mënyrë, bizneset do të raportojnë stoqe të larta në letra, ndërsa mallrat realisht do të jenë të padeklaruara. Kjo do të çonte në abuzime dhe rrezik të madh për kollaps fiskal”, tha Murati.

Murati sqaroi se qeveria ka ofruar një alternativë për lehtësimin e pagesës së TVSH-së, duke shtyrë detyrimin deri në datën standarde të pagesës së TVSH-së së brendshme, për të ndihmuar bizneset në menaxhimin e likuiditetit.

“Ne propozojmë që importuesit të regjistrojnë detyrimin e TVSH-së në momentin e importit, por ta paguajnë atë një muaj më vonë, duke pasur kohë për shitjen e mallrave dhe përdorimin e likuiditetit të tyre pa nevojë për kredi shtesë”, sqaroi Murati.

Deklaratën e plotë të Hekuran Muratit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA