Dy të rinj arrestohen në territorin e Serbisë derisa po prisnin dru, familjarët nuk kanë asnjë informacion për gjendjen e tyre

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Sytë vazhdimisht i mban nga dera e oborrit.

Tash e 1 javë, Raize Hoti nga Podujeva është në pritje që djali t’i kthehet në shtëpi.

Por, shpresat i ka të vogla që djali Rexhepi të lirohet nga autoritetet serbe.

Ai u arrestua të mërkurën e javës së kaluar, derisa po priste dru në një mal në territorin e Serbisë.

Për gjendjen aktuale të 27-vjeçarit, që po mbahet në burgun e Prekuplës, familja nuk ka asnjë informacion.

Bashkë me Rexhepin ishte edhe djali i tezës së tij, 21 vjeç, Gyven Azemi, i cili po ashtu u arrestua nga autoritetet serbe. Nëna e tij Adile Azemi thotë se gjendja e rëndë ekonomike i shtyu ta kalojnë kufirin për të marrë dru.

Nëna e 21-vjeçarit e ka vetëm një kërkesë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi të martën se i ka dërguar kërkesë Qeverisë së Serbisë për konfirmimin e rastit, por edhe për detaje të tjera, si dhe ka informuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA